minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Muze për Dritëro Agollin në Devoll, do ndërtohet në fshatin e lindjes, puna nis brenda vitit - Struga.info


Muze për Dritëro Agollin në Devoll, do ndërtohet në fshatin e lindjes, puna nis brenda vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muze për Dritëro Agollin në Devoll, do ndërtohet në fshatin e lindjes, puna nis brenda vitit

Brenda këtij viti do të nisë puna për ndërtimin e muzeut “Dritëro Agolli”, në Menkulas, një investim që do të financohet në masën 60% nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe 40% nga Bashkia Devoll. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Qarkut ka miratuar projektvendimin për ndryshimin e emërtimit dhe shtimin e fondit për këtë investim, duke i hapur kështu rrugën nisjes së punimeve.

Kjo godinë pritet të jetë një qendër edukative dhe kulturore, që do të ruajë dhe promovojë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.

Vlera totale e këtij investimi kap shifrën e 31.2 milion lekëve.

Muzeu “Dritëro Agolli” do të jetë një monument i denjë për një nga figurat më të shquara të letrave shqipe, një vend ku historia, kultura dhe traditat do të ndërthuren për të frymëzuar brezat e ardhshëm./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy