minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Përkujtohet At Donat Kurti, konferencë shkencore në 120 vjetorin e lindjes - Struga.info


Përkujtohet At Donat Kurti, konferencë shkencore në 120 vjetorin e lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkujtohet At Donat Kurti, konferencë shkencore në 120 vjetorin e lindjes

Një prej figurave poliedrike, françeskani i Visareve të Kombit, at Donat Kurti u përkujtua në 120 vjetorin e lindjes përmes një konference shkencore. Provinca françeskane të cilës ai i përkiste, në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës dhe qendrën e studimeve albanologjike sollën ekspozitën e dorëshkrimeve të mësuesit, mbledhësit të folklorit, publicistit dhe përkthyesit shqiptar.

Doke e Zakone ka një rëndësi për identitetin tonë ndaj veprat e tij dhe françeskanëve shqiptarë duhen studiuar e ristudiuar thonë At Vitor Demaj.

Emri i at Donat Kurtit del në shumë fusha të studimeve albanologjike, në atë gjuhësore, historike, etnologjike dhe kryesisht folkloristike.

Ai u burgos dhe ishte një nga klerikët që u akuzua se futi armët në kishën Françeskane në Shkodër. Mbesa e tij Margerita Toska tregon 17 vitet e ferrit në jetën e klerikut.

Advertisement

At Donat Kurti shquhet për mbledhjen e ciklit të kreshnikëve, në vëllimin visaret e kombit së bashku me at Bernardin Palaj dhe Përrallat Kombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy