Prej 200 vitesh në Muzeun Britanik, Greqia ‘riatdheson’ artin e lashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej 200 vitesh në Muzeun Britanik, Greqia ‘riatdheson’ artin e lashtë

Greqia këtë të premte mirëpriti kthimin e artefakteve antike nga Akropoli, duke çuar më tej fushatën për të shtyrë Muzeun Britanik për të dorëzuar një koleksion skulpturash të marra nga vendi antik në Athinë më shumë se 200 vjet më parë.

 

Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni drejtoi një ceremoni të premten për riatdhesimin e tre fragmenteve të skulpturës, që përfaqësojnë një kalë dhe dy koka meshkujsh nga tempulli i Parthenonit në Akropol, i cili ishte ruajtur në Muzetë e Vatikanit.

 

Advertisement

 “Nisma si këto tregojnë rrugën sesi mund të ribashkohen pjesët e Partenonit , duke shëruar plagët e shkaktuara nga duart barbare kaq shumë vite më parë”, tha Mendoni. “Kjo na çon në kërkesën e drejtë dhe morale të të gjithë popullit grek dhe të kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj, për kthimin përfundimtar të të gjitha skulpturave të Partenonit”, shtoi ajo.

 

Fragmentet do t’i shtohen koleksionit në Muzeun e Akropolit, i cili u hap në vitin 2009 në qendër të kryeqytetit grek.  Minsitrja e Kulturës tha se Greqia do të ishte e gatshme t’i huazonte muzeut britanik artefakte greke të lashta për ekspozim për të mbushur boshllëkun nëse mermerët do të ktheheshin.

 

Advertisement

“Greqia nuk mund të njohë zotërimin dhe pronësinë nga Muzeu Britanik sepse i konsideron skulpturat si produkt vjedhjeje,” tha ajo.

 

Greqia argumenton se skulpturat e Partenonit janë në thelb të trashëgimisë së saj antike, ndërsa mbështetësit e Muzeut Britanik pohojnë se kthimi i tyre mund të dëmtojë koleksionet muzeale dhe diversitetin kulturor globalisht. Të gdhendura në shekullin e 5-të para Krishtit, skulpturat nga Partenoni u morën në fillim të shekullit të 19-të nga diplomati britanik Lord Elgin përpara se Greqia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Osmane.

 

Advertisement

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës në Greqi kanë minimizuar vërejtjet e bëra muajin e kaluar nga kryetari i Muzeut Britanik George Osborne se Britania dhe Greqia po punonin në një marrëveshje për të ekspozuar Mermeret e Partenonit si në Londër ashtu edhe në Athinë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy