Presidenti Begaj, telegram ngushëllimi për “Mjeshtrin e Madh” Jorgo Papingji: Tekstet i rezistuan të gjitha kohërave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj, telegram ngushëllimi për “Mjeshtrin e Madh” Jorgo Papingji: Tekstet i rezistuan të gjitha kohërave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dërgoi një kurorë lulesh në homazhet e zhvilluara për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ndërsa vlerësoi ndikimin e poetit në shoqërinë shqiptare përmes teksteve në këngët e muzikës së lehtë dhe popullore, Presidenti i Republikës i përcolli ngushëllime familjes përmes një telegrami ku, ndër të tjera, shkroi:

“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”.

Jorgo Papingji u nda nga jeta më 21 mars 2024.

Advertisement

Poeti dhe autori i dhjetra këngëve të njohura ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në spital, ku prej disa ditësh ndodhej i shtruar./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy