Rama publikon pamje nga Kulla Veneciane e restauruar në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama publikon pamje nga Kulla Veneciane e restauruar në Durrës

Kryeministri Edo Rama ka publikuar pamje nga Kulla Veneciane në Durrës e cila është restauruar plotësisht.

Rama ka publikuar në Facebook pamje nga Kulla e restauruar. Ndërsa shkaun se Kulla Venciane është restauruar falë edhe mbështetjes nga fondi europian EU4Culture.

Kryeministri thote se në saj të restaurimeve është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë Kulturore.

Advertisement

“Mirëmëngjesi dhe me Kullën e rilindur Veneciane të Durrësit, ku pas restaurimit të thellë falë edhe mbështetjes nga fondi europian EU4Culture është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ky monument i mrekullueshëm i trashëgimisë tonë kulturore dhe pikë referimi i qytetit të Durrësit, iu nënshtrua restaurimit me mbështetjen e Projektit EU4Culture financuar nga BE dhe u ekzekutua nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Kjo qendër u ofron vizitorëve mundësinë për të eksploruar ngjarje dhe vende historike përmes mjeteve të ndryshme digjitale dhe multimediale, si kufjet VR, periskopët digjitalë, projeksionet multimediale në kupolë dhe aktivitete të tjera që kombinojnë argëtimin me një vështrim më të thellë të historisë së lashtë të qytetit./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy