Realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë/ Kristaq Dhamo la një pasuri të madhe për artin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë/ Kristaq Dhamo la një pasuri të madhe për artin

Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar u shua sot nga kjo jetë.

 

Regjizori la pas një pasuri të madhe në artin shqiptar. Dhamo lindi më 20 Prill të vitit 1933, në Fier.

 

Advertisement

Pasi mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”, ai vazhdoi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest të Hungarisë.

 

Kur u kthye në vendlindje, Dhamo filloi të punojë në Film Studio “Shqipëria e Re”, ku realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, më 1958. Këtë të fundit e paraqiti si punë diplome në Budapest.

 

Advertisement

Së bashku me Gëzim Erebarën xhiruan filmat dokumentarë: “Ne u dashuruam me Shqipërinë” (1959); “Ansambli i Këngëve dhe Valleve” (1960).

 

Filmi i tij i parë që bëri jehonë ishte “Vitet e para” (1965), i cili u nderua me Çmimin e Republikës. Më pas, shkëlqeu me filmat: Mëngjese lufte (1971); “Nga mesi i errësirës” (1978); “Qortimet e vjeshtës” (1981), etj.

 

Advertisement

Për shumë vite, ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

 

Në 1979, atij i është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”.

 

Advertisement

Në festivalin e XI-të të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës. Në korrik të 2021-shit u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy