Rita Ora e përlotur para koncertit: Të vazhdojmë të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rita Ora e përlotur para koncertit: Të vazhdojmë të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm

Koncerti i Rita Orës, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, do të përcjellë një mesazh të madh ndërgjegjësimi, pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 11-vjeçares në Kosovë, si një mënyrë për të inkurajuar dhe për t’u dhënë forcë vajzave dhe grave shqiptare.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja Rita Ora, e cila nuk i fshehu sot emocionet, teksa foli për ngjarjen që preku çdo shqiptar, në konferencën për mediat pak orë përpara koncertit në Tiranë.

Advertisement

“Është një privilegj të jem sërish këtu, për të performuar dhe treguar mbështetjen e një pune të pabesueshme që ka bërë [kryetari i Bashkisë]. Dua të përgëzoj Tiranën, e cila është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Të falenderoj, Erion, është një arritje e madhe! Dua gjithashtu të nënvizoj rëndësinë e të qenit këtu, për të festuar jo vetëm për rininë, por për lirinë që kemi për t’u mbledhur së bashku si komunitet, por edhe për të shijuar muzikën sonte në shesh. Të kesh mundësinë të flasësh për rininë është diçka, të cilën unë nuk e marr për të mirëqenë; e ndjej se, si Ambasadore [e UNICEF], është puna ime të vë në dukje gjërat për të cilat mund të ndihmoj në të ardhmen. Gjithashtu, është shumë frymëzuese të shoh talentet e shumta që kanë dalë në këto 10 vitet e fundit në fushën time”, u shpreh ajo.

E përlotur, këngëtarja tha se “është shumë e rëndësishme të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm”.

Advertisement

“Jam vërtet e trishtuar për ngjarjen e ndodhur para pak ditësh, ndaj dua ta përdor këtë mundësi për të nënvizuar sa e rëndësishme është t’i kushtojmë vëmendje mënyrës si i rrisim fëmijët tanë, që t’u japim atyre një shans të mësojnë si të respektojnë femrat, që t’i trajtojnë ato në mënyrë të barabartë, që ato të kenë të drejtën të ecin lirshëm nëpër rrugë”, u shpreh ajo e prekur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se për këtë arsye në skenën e këtij koncerti do të ngjiten vetëm këngëtare femra.

Advertisement

“Në koncert do të performojnë vetëm vajza, çikat tona. Ka qenë një zgjedhje e Ritës, e lidhur edhe me kontekstin e asaj që ka ndodhur, jo vetëm për atë histori dramatike në Prishtinë, por edhe të tjera që ndodhin tipikisht në trevat tona. Prandaj, ne duhet të japim një mesazh! Unë, Vera do ta vazhdojmë përpjekje të përbashkët, këtej dhe andej kufirit, për të emancipuar djemtë dhe burrat, se disa gjëra të tilla nuk tolerohen më. Jo vetëm që ligji duhet të jetë i ashpër, por ne duhet të punojmë me fëmijët që kur janë të vegjël. Mesazhin që do të japë Rita sot, duhet ta vazhdojmë në punën tonë të përditshme. Po ashtu, Rita mori dje titullin “Naim Frashëri”. Është një titull i jashtëzakonshëm, një vlerësim nga Presidenti i Republikës, por unë besoj se titulli i vërtetë është dashuria, energjia fantastike që vjen nga djemtë dhe vajzat e Tiranës, të cilët shpresoj që t’i shohim të gjithë sot në darkë”, deklaroi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy