Rrezikoi jetën në Cirkun Kombëtar, akrobati rikthehet në skenë: Nuk hoqa dorë dhe i dhashë vetes forcë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikoi jetën në Cirkun Kombëtar, akrobati rikthehet në skenë: Nuk hoqa dorë dhe i dhashë vetes forcë

Një akrobat që pavarësisht gjithçkaje nuk hoqi dorë nga cirku. Gerald Shima pësoi një dëmtim në kokë teksa ndodhej në skenën e Cirkut Kombëtar. Megjithatë ai mori vetëm pak kohë për tu kuruar dhe u rikthye në cirk.

Sot i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, Shima ka ndarë rrugëtimin e tij, nga sakrificat te sukseset.

“Incidenti ishte një moment i vështirë. E kisha lënë pas këtë moment për t’i dhënë vetes forcë. Tani që e kujtoj them kam bërë një punë të mirë. Nuk hoqa dorë dhe i dhashë vetes forcë të vazhdoja përpara”, tha Shima.

Akrobati tregoi se ka rreth 20 vite karrierë dhe prej 13 vitesh është pjesë e trupës si profesionist.

Advertisement

“Prindërit menduan të më çonin në cirk sepse isha një fëmijë i lëvizshëm gjithë kohën. Kështu nisi. Shkova fillimisht te cirku prapa Muzeut dhe aty e kam filluar”, thotë ai.

Fillimet për të nuk kanë qenë të vështira, përkundrazi kanë qenë të bukura. Ka pasur dëshirën si fëmijë që gjithmonë të merrte pjesë dhe të integrohej në shfaqje.

“Kur u bëra pjesë e cirkut ka pasur dhe lëvizje jashtë Tirane e jashtë shtetit. Ne nuk jemi të lokalizuar vetëm në Tiranë. Jemi më gjithëpërfshirës kudo ku kemi mundësinë e një skene”, thotë ai.

Akrobati rrëfen edhe momentin e vështirë kur u dëmtua para 4 vitesh.

Advertisement

“Çështja e sigurisë ka nevojë të shikohet me vëmendje. Çadra në qendër ka qenë e lënë pas dore nga pjesa e shtetit. Ndoshta është dhe një nga arsyet pse nuk ekziston më ajo çadër. Ishte incident që mund të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha, por fatmirësisht u mbyll me aq”, thotë Shima.

Akrobati rrëfeu se ka marrë një periudhë rikuperimi 3 javë. Pas tre javësh ai u rikthye në cirk.

Shima bën rolin e  kllounit dhe thotë se rëndësi ka publiku, jo gjendja emocionale e tij, prandaj mundohet që të shfaqet gjithmonë i buzëqeshur dhe t’i transmetojë shikuesve energji pozitive.

“Në momentin kur vesh një personazh nuk mendon për veten, por për atë që do të shikojë. Në këtë rast është publiku, fëmijët, të cilët duan të shohin diçka të gëzuar. Unë bëj sot rolin e kllounit, dhe përpiqem të jap mesazhe pozitive dhe buzëqeshje”, tha ai.

Advertisement

Pas incidenti familja nuk i ka kërkuar të heqë dorë, por e kanë mbështetur dhe e kanë inkurajuar të bëjë atë që është më e mira për artistin. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy