Shekspiri shfaqet në Korçë; një regjisor grek rikthen në skenë komedinë “Nata e Dymbëdhjetë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shekspiri shfaqet në Korçë; një regjisor grek rikthen në skenë komedinë “Nata e Dymbëdhjetë”

Pas 60 vitesh është rikthyer në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës komedia e Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë”. Ishte regjisori grek Dhimitris Millonas, ai që risolli komedinë, me aktorë të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

 

Ai tregon sfidën për të realizuar një Shekspir modern.

 

Advertisement

DHIMITRIS MILLONAS

REGJISOR

 

“Patjetër që është e vështire të rikthesh një shfaqje që këtu është luajtur para 60 viteve. Ishte një vepër e cila na ka lodhur shumë sepse kam dashur që Shekspirin ta sjell sa më të gjallë, sa më real, sa më të vërtetë, sa më modern dhe sa më të kuptueshëm tek publiku. Besoj ja arritëm sepse publiku reagoi mirë. Aktorët ja dolën në formë të mrekullueshme”

Advertisement

 

Suksesi i kësaj shfaqje erdhi dhe për shkak të aktorëve të njohur, si Luiza Xhuvani, Gent Hazizi, Guri Koço, Zamira Kita por edhe aktorëve të rinj.

 

ZAMIRA KITA 

Advertisement

AKTORE

 

“Kjo ishte një sipërmarrje shumë e madhe dhe me këdo që kemi folur na është thënë se është një kafshatë e madhe për teatrin e Korçës, për nje teatër qyteti  dhe jo një teatër kombëtar që ka më shumë aktorë dhe më shumë komponentë.  është një nga veprat më të mira të Shekspirit dhe patjetër që aktorëve u duhej një punë shumë e madhe. Jemi lodhur shumë për ta realizuar. Çdo natë përfundonim në 12, me prova nga 7-8 orë dhe dëshira për të bërë art e dha rezultatin’

 

Advertisement

GENT HAZIZI

AKTOR

 

“U ndjeva shumë mirë, me erdhi një ftese, duke marrë vesh dhe kastin që ishte Luiza Xhuvani pranova me shume kënaqësi dhe ka qene një punë e lodhshme me thënë të drejtën sepse ka qenë një hark kohor shumë i shkurtër për të realizuar një shfaqje të tillë.Sekonda 38 na i nxiu jetën. Unë u thoja me shaka, na i nxinë jetën në Greqi si refugjatë, po e këtu refugjatë do bëjme, na mbante gjithë ditën në punë. “

Advertisement

 

Komedia e njohur u vu fillimisht në skenë nga regjisori i njohur Piro Mani. ” Nata e Dymbëdhjetë “mbushi plot sallën e teatrit të Korçës dhe pritet të kthehet sërish edhe në nisjen e sezonit artistik në shtator.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy