Shfaqjet e teatrove në fundjavë, “Princi i Vogël” tek Eksperimentali, Zhusti e Kame vijnë me premierë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shfaqjet e teatrove në fundjavë, “Princi i Vogël” tek Eksperimentali, Zhusti e Kame vijnë me premierë

Nga Tea Sadiku 

Nëse ende nuk keni menduar se ku të kaloni fundjavën, teatrot e kryeqytetit do të sjellin shfaqje për të gjitha grupmoshat.

Një vëmendje e veçantë shkon për fëmijët: “Princi i vogël” një ndër kryeveprat botërore do t’u flas shqip të gjithë vogëlushëve në skenën e Teatrit Eksperimental. Shfaqja vjen me një koncept të ri regjisorial nga Rafael Hoxhaj

“I gjithë koncepti është në një kuti të bardhë dhe unë kam zgjedhur këtë ngjyrë sepse zemra, ndjenjat, ngjyrat që personazhet mbajnë përbrenda janë të  çiltra, janë të sinqerta, janë të bardha. Pra flasim për miqësi të vërtetë në një tablo të bardhë ne mund të vizatojmë me ngjyra shumë herë më mirë se ne një tablo të zezë. Princi i tillë është. Pra unë dua që të vizatoj ëndrrat e tij, dëshirat e tij, në një tablo të bardhë”, thotë regjisori Rafael Hoxhaj.

Advertisement

Premiera për fëmijë do të ketë edhe në teatrin Metropol e në atë të Kukullave, ku këtë herë kasti i aktorëve ka zgjedhur të vijnë me “Maçokët kushërinj” dhe “Rosakun e shëmtuar “.

Në mbrëmje nuk do të mungojnë as shfaqjet për të rritur. Në Teatrin Eksperimental ngre siparin shfaqja “Një milion euro për dashni” e ndjekur nga vepra “Amerikani”.

“Për publikun e rritur këtë fundjavë kemi një prouksion që titullohet “Një milion euro për dashni”, ndërkohë në javët në vazhdim do të vijojmë me produksionet e reja që teatri eksperimental do të sjellë siç është “Amerikani”, që fillon me datë 3 Prill. për të vijuar me “Dashuritë e presidentit” e cila do të ketë në kastin e vet edhe aktoren Luiza Xhuvani”, thotë Ada Ruçi, drejtore artistike.  

Ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar, pas suksesit të premierës “Testamenti” ka filluar të rrugëtojë një tjetër premierë ajo e “Biznesmenit”, me autorsi të Viktor Zhustit e regji nga Gëzim Kame./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy