“Shpirti i Ballkanit” zbret në Korçë, turistët befasohen nga parada e kostumografisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shpirti i Ballkanit” zbret në Korçë, turistët befasohen nga parada e kostumografisë

Një paradë e veçantë kostumografie me veshje popullore, e realizuar nga një grup artistësh të ardhur nga vende të Ballkanit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korçës dhe turistëve të huaj.

Të ndodhur rastësisht në qytetin juglindor disa gjermanë janë surprizuar nga tradita që vijojnë të ruajnë vendet ballkanike.

“Jemi të gjithë nga Gjermania, e njohim mirë vallet sepse shumë prej nesh kërcejnë. Erdhëm rastësisht këtu dhe jemi shumë të kënaqur. Të gjithë kanë ato veçoritë e tyre, bukuritë e tyre, kjo atmosfera është magjike”, shprehet një turist.

“Ne e duam Shqipërinë, ky vend me kaq bukuri por vallet janë të thjeshta dhe kostumet popullore janë kaq të hijshme. Ne në Gjermani nuk jemi kaq të dhënë sa ju për vallet tradicionale, ju keni dashuri për to”, shprehet një grua.

Advertisement

“Jam valltare nga Gjermania, do mësojmë vallen shqiptare duke qenë se gjetëm mundësinë. Është shumë qejf, vajzat korçare janë shuke të bukura me këto veshjet”, thotë një tjetër.

Artistët pjesëmarrës  kanë vënë në dukje gjithashtu të përbashkëtat mes vendeve të Ballkanit jo vetëm në kostumografi por edhe në tradita, mikpritjen dhe historinë që shpesh është e lidhur me secilin shtet.

“Ballkani është afër, Mali i Zi është multietnik, është e natyrshme që kostumet të ngjajnë me njëra-tjetrën, të kenë tipare të njëjta. Për mua është kënaqësi që vij për herë të dytë në Shqipëri, janë bashkëpunime që vlejnë”,  shprehet një djalë nga Maqedonia.

“Ballkani është i ngjashëm, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Bullgaria kanë të ngjashme, historia lidhet dhe ne e tregojmë se bashku këtë në këtë festival. Unë jam nga Janina (lere ta thotë siç e thotë vet se e thotë shqip) dhe flas shqip”, thotë një grek.

Advertisement

“Shpirti i Ballkanit” ka nisur rrugëtimin e tij pasditen e të premtes për të vijuar për dy netë me radhë me shfaqje e të gjitha vendeve ballkanike në Pazarin e Vjetër të Korçës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy