Shqipëria në shënime udhëtarësh, publikohen harta, antikuare e pamje qytetesh të bëra shekuj më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në shënime udhëtarësh, publikohen harta, antikuare e pamje qytetesh të bëra shekuj më parë

Të gjendur rastësisht apo dhe për ndonjë detyrë në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të Europës, udhëtarët e huaj kanë lënë shënimet dhe përshtypjet mbi tokën ku kanë shkelur.

 

Janë rreth 700 njësi bibliotekare, si antikuarë, harta, etj nga të cilat 300 prej tyre po ekspozohen në ambientet e bibliotekës kombëtare me qëllim njohjen e Shqipërisë përmes syrit të udhëtarëve.

 

Advertisement

PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

“Ne kemi mundur të ekspozojmë me zor të madh siç e shihni 300 njësi, sepse ju e dini ,mungesën e hapësirës, janë te kjo sallë dhe te korridori jashtë. Kryesorja është të njihet kjo pasuri. Në radhë të parë shqiptarët të njohin pasuri universale janë këto dhe e dyta janë materiale që lidhen me Shqipërinë.”

 

Advertisement

Duke datuar që në vitin 1555 këto shkrime përbëjnë një thesar të çmuar të koleksioneve dhe mbartin vlera historike. Ato pasqyrojnë që nga veshjet karakteristike të kohës, ceremoni të ndryshme festive, pamje qytetesh,  e deri tek portrete të personaliteteve, të dhëna statistikore e harta.

 

PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Advertisement

“Këta kanë qenë nga udhëtarët që kanë depërtuar në zona krejtësisht të panjohura në atë kohë, në malësinë e Shqipërisë dhe janë burime historike të rëndësishme.”

 

Një pjesë e këtyre shkrimeve vijnë të përkthyera në gjuhën shqipe, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur në ditët në vijim në Bibliotekën Kombëtare.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy