“Shtëpiake të dëshpëruara” në Teatrin Kombëtar/ Komedia franceze trajton marrëdhëniet në çift

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shtëpiake të dëshpëruara” në Teatrin Kombëtar/ Komedia franceze trajton marrëdhëniet në çift

Komedia romantike mbi burrin modern “Shtëpiakë të dëshpëruar” vijonte të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Shfaqja vjen si një alternim midis stand-up comedy dhe komedisë klasike, nën interpretimin e aktorëve Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentin Zenelaj.

 

 

ARTAN IMAMI

Advertisement

AKTOR

“Qëllimi ky ishte, d.m.th në isha i sigurt që kur zgjodha pjesën, që impakti te publiku do të ishte shumë pozitiv. Ne flasim për ata, ne flasim dhe për veten tonë. Tema është nga më të dashurat, konflikt në çift, një martesë, bashkëjetesë e kështu me radhe dhe ky është një konflikt shumë njohur për secilin prej spektatorëve.”

 

Pasi merr një letër-ndarjeje nga e dashura e tij Sofi, Xherom, thërret dy miqtë e tij Aleksin dhe Stefanin, për ta ndihmuar të gjejë një mënyrë për të rifituar Sofinë. Secili prej personazheve, me karakter dhe personalitete të ndryshme trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift, ku përmes humorit synojnë përcjelljen e mesazheve.

Advertisement

 

 

GENTIAN ZENELAJ

AKTOR

Advertisement

“shfaqja thotë mesazhe shuam të sinqerta, të vërteta dhe aktuale sigurisht për të gjithë meshkujt e botës, për të gjitha femrat e botës, s’ka rëndësi se ku jetojnë ato. Kështu që kjo marrëdhënia në çift, që zbërthehet nga tre meshkuj, mesa duket ngjit dhe publiku po e kërkon shumë. Është shumë komunikuese me publikun dhe publiku nuk vihet aspak në siklet, përkundrazi përfshihet dhe merr pjesë realisht në shfaqe.”

 

Komedia franceze është vënë në skenë për herë të parë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot, ku numëron mbi 1400 shfaqje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy