“Si ta doni”, në Teatrin Kombëtar, drama bazohet në veprën e Shekspiri dhe sjell një histori dashurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Si ta doni”, në Teatrin Kombëtar, drama bazohet në veprën e Shekspiri dhe sjell një histori dashurie

Në skenën e Teatrit Kombëtar, mbrëmjen e së enjtes nisi rrugëtimin premiera “Si ta doni”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes fuqinë e teatrit klasik për të folur për botën moderne.

E bazuar në veprën e Uilliam Shekspir, shfaqja sjell një histori dashurie, zhgënjimi dhe ringritjeje, si një luftë mes zemrës dhe arsyes.

Një vajzë e re që sfidon zakonet dhe pabarazitë e kohës për të fituar zemrën e atij që dashuron.

Një rrugëtim që kalon mes ndjenjës dhe krenarisë, për t’i kujtuar publikut se ndonjëherë, fati nuk është dhuratë, por zgjedhje.

Advertisement

Regjisori John Blondell sjell një qasje moderne, ku Shekspiri takohet me realitetin e sotëm.

Dialogët klasikë ndërthuren me ritmin e jetës bashkëkohore, ndërsa skenografia lë hapësirë për emocionin dhe interpretimin e trupës aktoriale.

Publiku do të përfshihet plotësisht në këtë udhëtim teatral, ku dashuria dhe krenaria përplasen, ku çdo fjalë e Shekspirit tingëllon e gjallë dhe aktuale.

Vepra “Si ta doni” është një kujtesë se, pavarësisht shekujve që ndajnë Shekspirin nga ne, njerëzit mbeten të njëjtë, me të njëjtat ndjenja, dilema dhe ëndrra.

Advertisement

Ndaj të gjithë artdashësit do të kenë mundësi ta ndjekin këtë shfaqje përgjatë kësaj fundjave dhe në vijim.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy