minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Spektakël plot emocione në “Këngë Moj”, mbrëmje magjike nën interpretimin e disa prej zërave më të mirë të skenës - Struga.info


Spektakël plot emocione në “Këngë Moj”, mbrëmje magjike nën interpretimin e disa prej zërave më të mirë të skenës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spektakël plot emocione në “Këngë Moj”, mbrëmje magjike nën interpretimin e disa prej zërave më të mirë të skenës

Mozaikut të artistëve që janë bërë pjesë e skenës së “Këngë moj” iu bashkua edhe këngëtarja kosovare Albina Kelmendi.

Nën tingujt e muzikës më të bukur të trevave të Kosovës, por dhe atyre shqiptare Albina dhuroi një spektakël plot emocione, në një mbrëmje të cilën ajo e cilëson si të parin recital të mbajtur prej saj.

Ndonëse në moshë shumë të re, 25-vjeçarja Albina Kelmendi në mbrëmjen e saj pati përkrah disa prej artistëve të mirënjohur, të cilët e kanë mbështetur që prej fillimit të rrugëtimit të saj në muzikë.

E sigurisht publiku është mësuar që shpesh të shoh Albinën të shoqëruar në skenë nga familjarë, ndaj këtë mbrëmje nuk munguan as prindërit e saj, Albana dhe Bujar Kelmendi.

Advertisement

E enjtja solli sërish një mbrëmje magjike nën interpretimin e disa prej zërave më të mirë të skenës, ndaj për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin natën e Albina Kelmendit, “Këngë moj” ju fton të shihni ritransmtimin premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00./vizionplus.tv/

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy