Surprizë pas surprize! Seriali “Molla e Ndaluar” nis në Vizion Plus të enjten 9 Mars, ora 17:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surprizë pas surprize! Seriali “Molla e Ndaluar” nis në Vizion Plus të enjten 9 Mars, ora 17:00

Seriali Molla e Ndaluar është një prodhim mjaft i njohur me historinë e tij, komedi absurde dhe me shumë intriga.

 

Seriali i cili prej shumë sezonesh vendosi buzëqeshjen në fytyrën e Fox Turkije për audiencën e lartë, mbërrin në sezonin e ri duke shfaqur një qëndrim të fortë ndaj serialeve rivalë.

 

Advertisement

Pikëpyetjet për Eda Ece dhe Şevval Sam, që i dhanë jetë personazheve të Yıldız dhe Ender, të cilët janë ndër emrat e pandryshueshëm të serialit, i shqetësoi të gjithë. Me përfundimin e sezonit, publiku mbeti me pyetjen “kush do të shkojë dhe kush do të qëndrojë?”. Eda Ece kishte thënë së fundmi se ajo dhe Şevval Sam do të qëndrojnë te dyja, por do të ketë surpriza të mëdha.

 

Si rezultat i vendimeve të marra nga Fatih Aksoy, producenti i serialit të firmosur nga Med Yapım, në serial ka hyrje të reja dhe zhvillime të papritura. Tashmë dihet se Berk Oktay, modeli dhe aktori qe luante rolin e Cagatait nuk eshte më por pjesa më e madhe e skuadrës vazhdon të jetë në serial.

 

Advertisement

Sezoni i ri do të filojë me një kërcim kohor me emra të rinj.

 

Së bashku me Bekir Aksoy, në serial është përfshirë edhe Ece Özdikici. Özdikici i bashkohet serialit si avokatja Hilal, e dashura e Doğan (Murat Aygen). Ndërkohë, Aksoy do të luajë vëllain e madh të Handan(Şebnem Dönmez), Engin.

Lidhja e dashurisë së Hilalit pas burgosjes së Doganit sjell edhe zhvillime të reja që do të ndryshojnë ekuilibrin! Ndryshimi i Yıldız në histori është një çështje kurioziteti të madh pas këtij zhvillimi!

Advertisement

Mundësia që vëllai i madh i Handan, Engin, të ketë një lidhje dashurie me Yıldız, tashmë ka filluar të shprehet! Në historinë ku Doğan kërkon hakmarrje, lojërat e reja që do të luajë Ender do të ndryshojnë sërish rrjedhën e ngjarjeve!

Kurioziteti është nëse personazhet Ender dhe Yıldız të luajtur nga Eda Ece dhe Şevval Sam do të bëhen aleate apo armike pas këtyre zhvillimeve! Gjithçka fillon të zbulohet nga e enjtja, 9 Mars ora 17:00 në ekranin e Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy