“Tërhiqem nga gara…nuk jam ndjerë e vlerësuar” – Sajana trondit jurinë në prag të sfidës,rritet tensioni ne studio

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tërhiqem nga gara…nuk jam ndjerë e vlerësuar” – Sajana trondit jurinë në prag të sfidës,rritet tensioni ne studio

Teksa të gjithë bëheshin gati për të ndjekur sfidën mes dy konkurrenteve me pak të votuara nga juria, Fjonës dhe Sajanës, kjo e fundit bëri një deklaratë të papritur, sa për publikun aq edhe për jurinë.

 

“Terhiqem nga gara. Do ta këndoj këngën vëtëm për t’iu përshëndetur dhe pastaj do të largohem…”, ishin fjalët e konkurrentes ne nisje të sfidës.

 

Advertisement

I menjëhershëm ka qënë reagimi i moderatores, Jonida Vokshi, e cila kërkoi të zbulonte diçka më shumë lidhur me arsyen e tërheqjes teksa Sajana u shpreh se shkak për këtë ishte mungesa e vleërësimit.

 

“Asnjëherë nuk jam ndjerë e vlerësuar…kështu mendoj unë”,ishin fjalët e saj që “shokuan” jurinë e “Gjeniut të vogël”.

 

Advertisement

Të papërgatitur anëtarët e jurisë u shprehën:

 

Bojken Lako: Kjo është garë, dhe kur hyn në një garë duhet ti pranosh rregullat e saj. Nuk ke pse sillesh në këtë formë e të thuash që unë tërhiqem. Vlerësimi është nga mënyra sesi garon. Në momentin që ne si profesionistë gjykojmë që mes konkurrentëve dikush është më mirë e dikush më pak ky është vlerësimi ynë ndaj dhe nuk pse ti të reagosh kështu. Duhet të pranosh rregullat e lojës.

 

Advertisement

Eranda Libohova: Gjeniu është si një festival, ku marrin pjesë shumë këngëtarë. Në fund çmimi është i pari, i dyti ose i treti, por kjo nuk do të thotë që ata vlejnë më pak apo që kanë kënduar më keq…

 

Olta Boka: Ti duhet të vazhdosh rrugëtimin tënd për të bindur veten dhe ata të tjerët që ndoshta nuk kanë besuar tek ty…une kisha menduar dhe shpresoj shumë që çdo kritikë e jona të ishte përkthyer në një situatë më positive, në një këshillë e aspak për të të vlerësuar e për te ulur ty vlerat…

 

Advertisement

Ndërkohë që pas këtyre reagimeve duket se ka pasur një reflektim nga ana e Sajanës e cila ka vendosur ti rikthehet sfidës, pas përfundimit të së cilës ajo u përzgjodh nga juria për vazhdimin e garës në natën pasardhëse të Gjeniut të Vogël në Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy