“Tirana Mural Fest”, në periferi/ Artistët do të pikturojnë fasadat e objekteve: Në fokus, figura e gruas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana Mural Fest”, në periferi/ Artistët do të pikturojnë fasadat e objekteve: Në fokus, figura e gruas

Fasadat e pallateve të kryeqytetit janë shndërruar në vepra arti përmes pikturave, ku tematikë kryesore është figura e vajzës. Mes larmisë së ngjyrave dhe formave vjen dhe vizatimi i artistes nga Uruguai.

 

E ardhur për herë të parë në Tiranë, me veprën e saj ajo kërkon të sjell përmes bojërave dhe furçës mesazhe sociale.

 

Advertisement

NOECOR

ARTISTE NGA URUGUAI

“Unë kam vizatuar një prej muraleve në festivalin e Tiranës. Kjo është piktura ime e parë  në një nga fasadat e qytetit. Kam sjell një vajzë, e cila përpiqet të mbrohet nga fuqia e diellit, pra një formë krahasimi mes dy forcave. Sigurisht që përmes pikturave ne përcjellim mesazhe, pasi ky është qëllimi i artit dhe  qëllimi ynë.”

 

Advertisement

E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës.  Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit.

 

 

“Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin,  dhe në këtë edicion të katërt, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Uruguai, Argjentina, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia etj…

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy