“Uni” premiera e parë e baletit, shfaqja do të ngjitet në skenën e TKOB të enjten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Uni” premiera e parë e baletit, shfaqja do të ngjitet në skenën e TKOB të enjten

Me moton “Vetvetja përkundër botës që na rrethon” baleti kontemporan “Uni” vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Nën koreografinë e Julind Dervishit, “Uni”  përcjell një mesazh sensibilizues.

 

Advertisement

Vëmendje të veçantë kanë emocionet e brendshme, një udhërrëfim i sfidave që hasën për ta bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për shoqërinë.

 

JULIND DERVISHI

KOREOGRAF

Advertisement

“Uni flet për bërrylat, për arritjet, për zhgënjimet, që ti mundohesh të jesh dikush dhe nuk të lënë.  Unë mendoj që uni duhet të jetë i bashkuar për tu ndier i plotësuar. Pas shfaqjes dua që njerëzit të flasin, të kuptojnë çfarë ishte uni dhe ta përcjellin mesazhin sipas mënyrës së tyre.”

 

Përcjellja e emocioneve, ndjesive si dhe subjektit të kësaj shfaqje tek publiku përmes lëvizjeve të trupit mbetet sfida kryesore e trupës së baletit.

 

Advertisement

ROVENA SHQEVI

BALERINE

“Përgjithësisht është e vështirë duke qenë se baleti nuk ka fjalën brenda por ka vetëm lëvizjen, kështu që njerëzit ndoshta janë pak me skeptik duke e krahasuar me operën. Megjithatë ndoshta është pak më e këndshme që të vish dhe ta zbulosh vetë të gjesh mënyrën për të arritur te mesazhi.”

 

Advertisement

“Uni” i balerinëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet në skenë në datat 21 dhe 22 shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy