100 mijë njerëz protestë për klimën: E konsiderojnë të dështuar samitin e Glasgout

Pinterest LinkedIn Tumblr +
100 mijë njerëz protestë për klimën: E konsiderojnë të dështuar samitin e Glasgout

Mbi 100 mijë njerëz u mblodhën për të protestuar këtë fundjavë në Glasgou të Britanisë së Madhe, kundër ndryshimeve klimatike.

Manifestuesit protestuan në qendër të qytetit dhe në zonën, ku zhvillon punimet samiti 13 ditor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, pjesë e të cilit janë bërë edhe udhëheqës nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorja e tyre, aktivistja e famshme për klimën Greta Thanberg e quajti një dështim këtë samit, pasi sipas saj objektivat e vendosur deri më tani kanë një afat minimal 10 – vjeçar. Sipas protestuesve, kjo periudhë është shumë e gjatë krahasuar me ndryshimet negative me ritme të shpejta, me të cilat po përballet klima globale, pasojat katastrofike të së cilës kanë nisur të ndihen.

Ata kërkojnë veprim të menjëhershëm, për t’i vënë fre sipas tyre kapitalizmit që është shkaktar i kësaj katastrofe. Protesta u zhvilluan edhe në Londër, por edhe përtej Britanisë së Madhe, si në Paris e Amsterdam.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy