12 kandidatë për President të Francës; Macron do mandatin e dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12 kandidatë për President të Francës; Macron do mandatin e dytë

Këtë të dielë, në Francë mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ku do të garojnë 12 kandidatë.

 

Presidenti aktual Emmanuel Macron konsiderohet favorit për të fituar, por shefi i elizesë përballet me një përsëritje të zgjedhjeve të vitit 2017, kur kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen u prezantua si pretendentja e tij më e madhe.

 

Advertisement

Sondazhet e opinionit kanë parashikuar prej kohësh që Macron do të fitojë një mandat të dytë, por Le Pen e ka ngushtuar hendekun, me një avantazh prej vetëm gjashtë pikësh në balotazhin e mundshëm më 24 prill.

 

Kryetari i shtetit e ka përqëndruar fushatën e tij në përballimin e krizës së shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë duke premtuar më shumë drejtësi sociale dhe ndihma të fuqisë blerëse.

 

Advertisement

 

Macron njoftoi investime dhe përmirësime të mëtejshme për sistemin shëndetësor dhe arsimor ndërsa pensioni minimal duhet të jetë 1.100 euro në të ardhmen.

 

Kandidatët e tjerë përfshijnë konservatoren Valérie Pécresse, socialisten dhe kryebashkiaken e Parisit Anne Hidalgo, politikanin e majtë Jean-Luc Mélenchon, publicistin e ekstremit të djathtë Éric Zemmour si dhe Yannick Jadot i të Gjelbërve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy