21 vite nga sulmet terroriste kundë SHBA nga të cilat u vranë mbi 3 mijë njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
21 vite nga sulmet terroriste kundë SHBA nga të cilat u vranë mbi 3 mijë njerëz

Shtetet e Bashkuara shënojnë të dielën 21-vjetorin e sulmeve më të mëdha terroriste në tokën e tyre.

Si pasojë e këtyre sulmeve kanë vdekur rreth 3.000 njerëz.

Nëntëmbëdhjetë militantë, të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida, kanë rrëmbyer katër aeroplanë dhe i kanë përplasur aeroplanët në Kullat Binjake në Nju Jork, në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në një fushë në Pensilvani.

Themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden, ka qenë në Afganistan në kohën e sulmeve, nën mbrojtjen e talibanëve – islamistëve që kanë qenë në pushtet qysh në vitin 1996.

Advertisement

Kur talibanët kanë refuzuar ta dorëzojnë atë, Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate kanë pushtuar Afganistanin, duke u zotuar se do të mbështesin demokracinë dhe do të eliminojnë kërcënimin terrorist.

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet qëkur Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaidës, është vrarë nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, por askush nuk është dënuar për ndihmën që i ka ofruar atij në kryerjen e sulmit.

Vetëm një person – Zacarias Moussaoui – është deklaruar fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy