24 orë pa asnjë rast, britanikët çojnë koronavirusin në Zelandën e Re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 orë pa asnjë rast, britanikët çojnë koronavirusin në Zelandën e Re

24 orë pa asnjë rast, britanikët çojnë koronavirusin në Zelandën e Re

Zelanda e Re ka njoftuar se ka regjistruar dy raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për dy qytetarë që së fundmi kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto janë dy rastet e para me koronavirus, pasi për 24 ditë rresht, Zelanda e Re nuk kishte regjistruar asnjë infektim me këtë virus.

Zelanda e Re ka hequr të gjitha kufizimet sociale dhe ekonomike javën e kaluar, përveç kontrolleve në kufi, pasi që kishte deklaruar se nuk ka raste aktive me koronavirus, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para në botë që iu rikthye normalitetit pas masave kufizuese.

Advertisement

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka paralajmëruar se numri i rasteve të reja mund të rritet në të ardhmen, teksa qytetarët e këtij shteti po kthehen nga jashtë vendit.

Dy rastet e reja janë dy gra të moshave rreth të 30-tave dhe 40-tave, që kishin vizituar prindërit e tyre në Uellington, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Dy gratë kishin arritur nga Britania në Zelandën e Re më 7 qershor. Ato kishin pasur leje të posaçme që të vizitonin prindërit e tyre, të cilët kanë qenë të sëmurë.

Që të dyja janë izoluar tashmë, thanë autoritetet. Me dy rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Zelandën e Re arrin në 1,506, teksa 22 pacientë kanë vdekur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy