24-vjeçari vë film porno në mes të sheshit të Bolonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24-vjeçari vë film porno në mes të sheshit të Bolonjës

Një 24-vjeçar nga Bolonja vuri një film porno në ekranin gjigand në Piazza Maggiore, ngjitur me bazilikën e San Petronio, në Bolonjë. Aty në mbrëmjet e verës, transmetohen filmat e zgjedhur nga Cineteca.

Shfaqja u ndërpre nga ndërhyrja e policisë dhe i riu mori një gjobë prej 3.300 eurosh për vepra në kundërshtim me vendosmërinë publike. Filmi u luajt për vetëm 15 minuta.

Advertisement

I riu përfitoi nga festivali veror “Nën yjet e kinemasë”. Në rrjetet sociale ka nisur mbledhja e fondeve për gjobën që mori i riu dhe 2 mijë euro që teprojnë do t’i dhurohen Cinetecas.

“Në një epokë disi të trishtuar si ajo në të cilën jetojmë, mendoj se ishte diçka që na bëri të buzëqeshim. Do të takoj Carlo Ferrettin, djalin që shfaqi filmin porno”, tha drejtori i Cineteca di Bologna, Gian Luca Farinelli.

24-vjeçari vë film porno në mes të sheshit të Bolonjës shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy