350 miliardë dollarë kundër krimit/ Biden: Do ndihmojmë vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
350 miliardë dollarë kundër krimit/ Biden: Do ndihmojmë vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve

Pas rritjes të vrasjeve më armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të përdorë 350 miliardë dollarë nga paketa federale për të financuar departamentet e policisë në zonat më problematike.

Presidenti Joe Biden premtoi se do të zvogëlojë dhunën e armëve.

 

JOE BIDEN

Advertisement

PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA

 

“Kemi vënë në shënjestër aktorët që kryejnë vepra të rrezikshme në komunitetet tona dhe vendin tonë. Kjo do të thotë më shumë oficerë policie, më shumë infermierë, këshilltarë dhe punonjës socialë  për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve përpara se të përshkallëzohen në krime,”

 

Advertisement

Synimi kryesor, sipas kreut të shtëpisë së bardhë, është kufizimi i tregtimit të armëve.

 

“Ne do të sigurohemi që ju nuk mund të shisni vdekje dhe kaos në lagjet tona. Aktualisht ka shumë njerëz që janë në gjendje të blejnë armë por kjo duhet të ndalohet. Duhet te rishikojmë rregullat se kush duhet të ketë të drejtën të shes armët.”

 

Advertisement

Në mars, FBI publikoi ​​statistikat paraprake të vitit 2020, të cilat tregojnë nje rritje  të konsiderueshme  të vrasjeve prej 25% .

Byroja do të publikojë të dhënat e saj zyrtare në shtator, ku rezultatet pritet të tregojnë një nga rritjet më të mëdha të vrasjeve të raportuara ndonjëherë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy