4 adoleshentë grekë rrahin shqiptarin për paratë e drogës/ Ja “arsenali” që policia u sekuestroi autorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 adoleshentë grekë rrahin shqiptarin për paratë e drogës/ Ja “arsenali” që policia u sekuestroi autorëve

4 adoleshentë grekë të moshës 17 vjeçe janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të bashkëmoshatarit të tyre shqiptar.

 

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18 shtatorit, katër të rinjtë dhunuan fizikisht shqiptarin, ndërsa nën kërcënimin e armës ata i kërkuan një shumë parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur.

 

Advertisement

Mediat greke raportojnë se shqiptari pas dëmtimeve të marra kishte shkuar në spital për ndihmën e parë dhe më pas ishte larguar.

 

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast, u kryen kontrolle banesash , ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, sprajt piper etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy