“500 euro pagë për të rinjtë e papunë”/ Macron njofton vendimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“500 euro pagë për të rinjtë e papunë”/ Macron njofton vendimin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shpallur një “Kontratë angazhimi për të rinjtë”, për ata që janë nën 25 vjeç, të papunë dhe që nuk ndjekin aktivitete trajnuese.

Ata që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë 500 euro në muaj. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur “15 deri në 20 orë mbështetje në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë ”.

Presidenti shpjegoi se qëllimi është të ndihmojë të rinjtë “pa perspektivë”.

“Mesazhi i drejtohet ‘brezit të ri që jetoi në pandeminë e epokës së lirisë, atyre që po mobilizohen për krizën klimatike dhe atyre që shkruajnë për të ardhmen e Francës’”, shtoi Macron.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy