77 vjet më parë rreth 90,000 njerëz vdiqën nga bombardimet e SHBA në Tokio

Pinterest LinkedIn Tumblr +
77 vjet më parë rreth 90,000 njerëz vdiqën nga bombardimet e SHBA në Tokio

Natën e 9 marsit të 1945, SHBA bombardoi kryeqytetin japonez Tokio duke vrarë rreth 90,000 njerëz, shumica civilë.

Qyteti u shkatërrua, e përveç viktimave, rreth një milion njerëz mbeten të pastrehë.

Bombardimi ajror në Tokio ishte intensifikim i sulmeve ajrore të SHBA në Japoni, të cilat filluan në qershor të 1944.

Mbi 50% e industrisë së Tokios ishte e shpërndarë në lagje rezidenciale dhe tregtare përreth Tokios; duke bërë që bombardimet të përgjysmojnë të gjithë prodhimin e qytetit.

Advertisement

Në gusht të të njëjtit vit, Amerika lëshoi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë, duke lënë rreth 140,000 të vdekur në Hiroshima dhe rreth 70,000 të vdekur në Nagasaki (gjatë shpërthimit dhe prej pasojave).

Një muaj më vonë do të vinte edhe fundi i Luftës së Dytë Botërore, me dorëzimin e perandorit të Japonisë Hirohito.

Japonia po ndiqte një politikë imperialiste duke dashur të zgjerohej në territor. Ajo pushtoi Kinën në 1937 dhe planet ishin që të shtrinte kontrollin në të gjithë Azinë.

Më 1941 Japonia ndërmori një sërë sulmesh ndaj disa vendeve, duke përfshirë edhe Pearl Harbor e Hawai në SHBA, gjë që çoi në përfshirjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy