8-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e vdekur në vaskë, prangosen babai dhe njerka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e vdekur në vaskë, prangosen babai dhe njerka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik amerikan, ku një burrë dhe një grua në Minesota, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akuzohen për vrasjen e vajzës së mitur.

Babai dhe njerka akuzohen për vrasjen e vajzës së tyre 8-vjeçare, e cila u gjet pa shenja jete në vaskë, pasi u lidh ‘me një rrip”, për t’u larë vetëm.

Daily Mail njofton se vajza u gjet e vdekur nga policia të enjten, pasi në adresë të tyre mbërriti një telefonate urgjence.

Njerka e së miturës Sarah Halloë, tha se ajo e gjeti me fytyrën poshtë në banjë të miturën.

Advertisement

Hetuesit gjithsesi besojnë se ajo vdiq para se ata të merrnin telefonatën.

Sarah dhe babai i vajzës, Brett Hallow, janë arrestuar dhe ndodhen në akuzë për vrasjen e të miturës pasi pas autopisë vajza kishte shenja abuzimi.

Hetuesit gjetën gjithashtu gjak në banjë dhe shenja në ballin e saj.

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë nga autoritetet vendase.

Advertisement

8-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e vdekur në vaskë, prangosen babai dhe njerka shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy