A bëri mirë Suedia që nuk u izolua? Shifrat i japin të drejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A bëri mirë Suedia që nuk u izolua? Shifrat i japin të drejtë

Ndryshe nga pjesa më e madhe e Europë, Suedia vendosi të mos mbyllet plotësisht gjatë periudhës së parë të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Edhe tashmë që rastet e reja në continent po kapërcejnë në mënyrë të frikshme, vendi nordik duket I qetë. Shifrat tregojnë se Suedia aktualisht është ndër vendet më pak të prekura në kontinentin e vjetër.

Indeksi i 14 ditëve të para të shtatorit për Suedinë është 22 të infektuar për 100 mijë banorë.

Shumëfish në raport me këtë vend, e kanë Spanja 279 për 100 mijë banorë, Franca 158 për 100 mijë banore, Republika Ceke 118 për 100 mijë, Belgjika 77 për 100 mijë banorë dhe Britania 59 për 100 mijë banorë. Këto vende janë të gjitha shtete që aplikuan “lockdoën”, pra mbylljen e madhe mes marsit dhe prillit, e pavarësisht kësaj, sot shifrat I kanë shumëfish më të larta sesa Suedia.

Advertisement

Agjencia shteterore suedeze e shendetesisë sinjalizoi javën e kaluar se në 120 mijë teste të bëra kanë rezultuar pozitiv vetëm 1.2%.

Këtë javë nga e marta deri të premten janë shënuar vetëm 9 raste, shifër tmerrësisht e ulët në raport me 13 mijë që regjistroi Franca vetëm ditën e premte.

Epidemiologu i njohur që po udheq fushatën kundër Covid 19 në Suedi, Anders Tegnell tha se në këtë moment vend I tij nuk po njeh të njëjtën agresivitet te koronavirusit sic po ndodh në shumë vend të tjera europiane.

Advertisement

“Në fund do të shohim se cili do të jetë rezultati. Do të jetë më mirë një strategji e jona për masa të lehta dhe në vazhdimesi apo hapje e mbyllje e vazhdueshme sic bënë vendet e tjera.”

Aktualsiht janë 5800 vdekje në total nga Covid -19 në 10 milionë banorë që ka Suedia, një vdekshmëri që shkon në 0.06 % po thuajse e njejtë me atë të Italisë e cila u mbyll plotësisht. Në këtë kontekst ngrihet pyetja. Për cfarë I shërbeu izolimi I madh shumë vendeve europiane, kur raportet me Suedine nuk kanë asnjë ndryshim, përkundrazi aktualisht janë më të përkeqësuara.

Anders Tegnell pranon se edhe Suedia ka bërë gabime me menaxhimin e pandemise, sic është rasti mos mbrojtjes të azileve të pleqve , aty ku vdekjet qënë të mëdha.

Advertisement

Strategjia sipas tij në Suedi nuk ishte që të kapej imuniteti i masës, por të ngadalësohej perpaja që të kishte kolaps në sistemin shendetsor.

A bëri mirë Suedia që nuk u izolua? Shifrat i japin të drejtë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy