A është tërheqja e Rusisë sinjal se konflikti po shkon drejt zgjidhjes?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A është tërheqja e Rusisë sinjal se konflikti po shkon drejt zgjidhjes?!

Ndërsa Perëndimi paralajmëron për përshkallëzim të situatës në Rusi, dhe flet për mundësin e një sulmi që këtë javë, Moska bëri nja hap drejt uljes së tensioneve duke tërhequr disa prej trupave në kufi, që siç tha e kishin përfunduar stërvitjen.

Por a është ky një sinjal se konflikti mund të jetë drejt zgjidhjes, dhe a do të mjaftojë për të zbutur frikën e perëndimit? Producentja e zhvillimeve ndërkombëtare në A2 CNN, Rosalba Bejdo thotë se sinjalet për një ndryshim të trajektores së konfliktit erdhën të hënën, pasi Ukraina sugjeroi se mund të ishte e gatshme të bënte një hap prapa sa i përket aspiratës për t’iu bashkuar NATO-s.

Edhe pse tërheqja e disa trupave në terren është një hap I rëndësishëm, zhvillimet në terren flasin për shtim të kapaciteteve ushtarake në disa zona kufitare, dhe sipas Bejdos, perëndimi do të kërkojë prova të mëtejshme për të besuar në vullnetin e mirë të Putin.

Producentja e zhvillimeve ndërkombëtare thotë më tej se përpjekjet e ethshme diplomatike për të bindur Moskën të tërhiqet, janë kthyer edhe në një mision personal për liderët europianë, të cilët pavarësisht përçarjeve dhe ndasive mbi mënyrën se si do të reagojnë ndaj Rusisë, u bënë bashkë në emër të qëllimit të përbashkët; parandalimit të një lufte në Europë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy