Aborti/ Franca bëhet shteti i parë në botë që e njeh si të drejtë kushtetuese, miratohet me shumicë votash në Parlament

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aborti/ Franca bëhet shteti i parë në botë që e njeh si të drejtë kushtetuese, miratohet me shumicë votash në Parlament

Franca bëhet vendi i parë në botë që ktheu abortin në një të drejtë kushtetuese.

Kjo e drejtë u miratua nga parlamenti me 780 vota pro dhe 72 kundër në një kongres të rrallë parlamentar në Pallatin e Versajës, pas miratimit të projektligjit në Senat.

Për këtë vendim historik ka reaguar dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur këtë zhvillim një krenari për Francën, duke e komentuar si një mesazh universal.

Macron është zotuar vitin e kaluar se do ta përfshijë të drejtën e abortit – hap ligjor në Francë prej vitit 1974, në Kushtetutë, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e pati përmbysur më 2022 ligjin që e mundëson këtë procedurë. Aktualisht është në dorën e secilit shtet në SHBA që të vendosë për ndalim apo lejim të procedurës.

Advertisement

Dhoma e ulët e Parlamentit të Francës e ka miratuar me shumicë vendimin që e bën abortin “liri të garantuar” në Kushtetutë. Përmes një votimi historik më 28 shkurt, më shumë se 80 për qind e votuesve në Senatin e dominuar prej konservatorëve ia kanë dhënë dritën e gjelbër projektligjit.

Tani dokumenti pritet të kalojë edhe në fazën e fundit në një takim të rrallë që zhvillohet të hënën./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy