Afganistan, të paktën 25 të vdekur nga rënia e gurëve për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afganistan, të paktën 25 të vdekur nga rënia e gurëve për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën në një rënie gurësh të shkaktuar nga reshjet e dendura të borës të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor.

Autoritetet theksuan se numri mund të rritet në vijim për shkak të reshjeve që ende janë prezente.

“Ende po bie borë. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, shprehen autoritetet.

Rënia e shkëmbit ka dëmtuar fshatin Nacre në luginën e Tatinit. Shtëpitë janë gjetur nën gurë dhe borë me rreth njëzet të tilla të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë.

Advertisement

Nuristani është një provincë në kufi me Pakistanin. Pjesa më e madhe e provincës është e mbuluar nga pyjet, si dhe nga malet e vargmalit Hindu Kush./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy