
Të paktën tetë të vdekur janë raportuar sot në Japoni, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, njoftoi transmetuesi NHK.
Gjithashtu, janë raportuar të paktën 45 të plagosur, pasi dëbora shkaktoi një kaos në trafik në të gjithë vendin pas disa ditësh reshjesh.
Advertisement
Rajonet më të prekura ishin në brigjet e Detit të Japonisë dhe në Hokkaido, në Japoninë veriore.
Advertisement
Por, rajonet ku zakonisht bie pak dëborë raportuan gjithashtu akumulime të mëdha, në ishujt kryesorë të Japonisë, ku automjete të shumta u raportuan të bllokuara.
Advertisement
Udhëtimi ajror ishte gjithashtu i kufizuar, ndërsa autoritetet paralajmëruan reshje të dendura të dëborës në ditët në vijim.