Afrika e Jugut kërkoi të ndalen sulmet izraelite në Rafah, Gjykata e Hagës merr nesër vendimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afrika e Jugut kërkoi të ndalen sulmet izraelite në Rafah, Gjykata e Hagës merr nesër vendimin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, do të vendosë nesër, të premten, mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për të urdhëruar ndalimin e sulmit të Izraelit në Rafah të Gazës, tha sot ajo.

“Një seancë dëgjimore publike do të zhvillohet në orën 15:00  në Pallatin e Paqes në Hagë ,” tha GJND në një deklaratë.

Javën e kaluar Afrika e Jugut kërkoi nga Gjykata e Hagës, të urdhërojë ndalimin e sulmit të Izraelit në Gaza, dhe në veçanti në Rafah, në mënyrë që të sigurohet mbijetesa e popullit palestinez.

Kërkesa për këtë masë emergjente është pjesë e një çështjeje më të gjerë të paraqitur në Gjykatë nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për gjenocid.

Advertisement

Izraeli kundërshton akuzat e Afrikës së Jugut.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Izraelit për të pushuar çështjen dhe e ka urdhëruar atë të përmbahet nga aktet gjenocidale kundër palestinezëve, por pa urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake izraelite.

Afrika e Jugut ka bërë thirrje për masa shtesë emergjente për të mbrojtur Rafahun, ku më shumë se një milion palestinezë janë strehuar nga pjesë të tjera të enklavës palestineze.

Ajo i ka kërkuar gjithashtu panelit prej 15 gjyqtarësh të përhershëm që të urdhërojë Izraelin të lejojë zyrtarët e OKB-së, agjencitë e ndihmës, gazetarët dhe studiuesit të kenë akses të papenguar në Gaza.

Advertisement

Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë 250 pengje, sipas vlerësimeve izraelite. Të paktën 35,000 palestinezë janë vrarë që atëherë në sulmin e Izraelit në Gaza, ndërsa të paktën 10,000 të tjerë janë të zhdukur, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Të hënën, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), një gjykatë e veçantë me seli në Hagë, tha se ai kishte kërkuar urdhra arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministrit izraelit të Mbrojtjes dhe tre udhëheqësve të Hamasit për krime të dyshuara lufte.

GJNP ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ndërsa GJND-ja është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy