Afro-amerikanja që sfidon Trump/ Për herë të parë një grua me ngjyrë kandidon për zv.presidente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afro-amerikanja që sfidon Trump/ Për herë të parë një grua me ngjyrë kandidon për zv.presidente

Senatorja afrikano-amerikane Kamala Harris, do të jetë kandidatja demokrate për nënpresidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA që njëra nga partitë kryesore propozon një grua me ngjyrë për numrin 2 të Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement

Kundërshtari i presidentit Trump në këto zgjedhje, Joe Biden ka bërë një lëvizje të tillë në një kohë kur vendi po përballet me protesta disa mujore kundër shkeljes së të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Sipas analistëve, kjo zgjedhje do t’i motivojë shumë votuesit afrikano-amerikanë.

Presidenti Donald Trump, reagoi shumë shpejt me një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku thotë se “Joe i ngadaltë dhe Kamala hipokrite janë të përkryer së bashku, por të gabuar për Amerikën”.

Advertisement

55 vjeçarja Harris,ka lindur në Oakland të Kalifornisë, dhe është bijë emigrantësh nga India dhe Xhamaika.Në vitin 2010 ajo zgjodh si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë ndërsa 4 vjet më parë u zgjodh senatore e këtij shteti.

Afro-amerikanja që sfidon Trump/ Për herë të parë një grua me ngjyrë kandidon për zv.presidente shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy