Agjencia Evropiane e Barnave mund të miratojë vaksinën e Pfizer deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agjencia Evropiane e Barnave mund të miratojë vaksinën e Pfizer deri në fund të vitit

Autorizimi në Evropë për vaksinën e parë kundër Covid (ajo e Pfizer dhe BioNTech) mund të mbërrijë më 29 dhjetor nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se shpreson që qytetarët e parë evropianë mund të vaksinohen para fundit të dhjetorit.

“Do të jetë një hap i madh drejt jetës sonë normale. Kjo do të thotë se ka dritë në fund të tunelit.”

Pfizer kërkoi dje miratimin e Bashkimit Evropian për kandidatin e saj të vaksinës. Kërkesa do të jetë për “përdorim të kushtëzuar” në një regjim emergjence, me angazhimin për të vazhduar testet me qëllim vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit.

Advertisement

Ndërkohë, AstraZeneca dhe Oxford nuk kanë paraqitur ende aplikacionin e tyre për autorizim.

Pfizer është gati të hedhë dozat e saj të vaksinës në të gjitha vendet evropiane menjëherë pas marrjes së vulës. Komisioni Evropian ka blerë 200 milion doza deri në vitin 2021, me mundësinë që të ketë edhe 100 milion të tjerë. Nga ana tjetër, Moderna ka nënshkruar një kontratë me Bashkimin Evropian për 80 milion doza, të cilat mund të shkojnë deri në 160. Ekzaminimi i kësaj vaksine të dytë nga EMA mund të përfundojë më 12 janar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy