“Ajo tha po”, fejohet kryeministri australian, propozoi partneren për Shën Valentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ajo tha po”, fejohet kryeministri australian, propozoi partneren për Shën Valentin

Kryeministri australian Anthony Albanese ka njoftuar fejesën me partneren e tij prej katër vitesh, Jodie Haydon.

Ai e propozoi në Lozhë, rezidencën zyrtare të kryeministrit në Canberra, në ditën e Shën Valentinit, me një unazë që ai e kishte projektuar posaçërisht.

Albanese, 60 vjeç dhe zonja Haydon, 45 vjeç, u takuan në një darkë biznesi në Melburn në vitin 2020.

Ai është lideri i parë australian që u fejua ndërsa ishte në detyrë.

Advertisement

Albanese e ndau lajmin në rrjetet sociale me një selfie, me mbishkrimin: “Ajo tha po”.

“Ne jemi të emocionuar për të ndarë këtë lajm dhe mezi presim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin,” thanë dyshja më vonë në një deklaratë të përbashkët.

Kolegët nga i gjithë parlamenti, lideri i Zelandës së Re Christopher Luxon dhe kuzhinierja televizive Nigella Lawson janë mes atyre që kanë uruar çiftin.

“Dashuria është një gjë e bukur. Jam shumë e lumtur për ju të dy!” shkruan Ministrja e Jashtme Penny Wong.

Advertisement

Albanese ka një djalë, 23-vjeçarin Nathan Albanese, me ish-zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy