Aksident i frikshëm në Turqi/ Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i frikshëm në Turqi/ Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur

Një aksident i frikshëm me 22 të plagosur është regjistriar në Turqi.

 

Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se, një autobus që kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu, është përplasur me një kamion.

 

Advertisement

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse. Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.

 

22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy