Aksident i rëndë në Bolivi, kamioni përplaset me autobusin, 14 të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Bolivi, kamioni përplaset me autobusin, 14 të vdekur

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në jugperëndim të Bolivisë të enjten.

Nëntë gra, katër burra dhe një fëmijë vdiqën, sipas Julio Larrea, një zyrtar policie. Dy persona mbijetuan, shtoi ai. Të mbijetuar janë shoferi i kamionit dhe pasagjeri i autobusit.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar që lidh qytetet Oruro dhe Potosi. Një kamion që transportonte kripë ka hyrë në trafikun përballë dhe është përplasur kokë më kokë me një autobus, mësohet nga policia.

“Shkelja e korsisë ndarëse, shpejtësia e tepërt, si dhe mungesa e vëmendjes kanë qenë shkaqet e aksidentit”, tha për televizionin Red Uno, zëdhënësja e policisë, Adette Cabrera, e cila ndodhej në vendngjarje. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy