Aksident i rëndë në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, të plagosur edhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, të plagosur edhe fëmijë

Një përplasje e fortë mes dy makinave në Fillière (Haute-Savoie) të Francës, çoi në vdekjen e 2 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve paraditen e kësaj të mërkure.

 

Viktimat janë të dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ndodhi rreth orës 11:00. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga një prej viktimave humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me makinën që po vinte përballë.

 

Të dy shqiptarët gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

 

Advertisement

Ndërsa personat që udhëtonin në makinën tjetër, një nënë 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj, një 3 vjeç dhe tjetri 4 muajsh mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

 

Autoritetet policore në vend mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy