Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë e moshuara greke dhe 21-vjeçarja shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë e moshuara greke dhe 21-vjeçarja shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në Patrida Veria.

Mediet greke bëjnë me dije se një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar ka përplasur dy gra në një stacion autobusi.

Si pasojë një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën.

Advertisement

21-vjeçarja fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

“Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha për protothema.gr presidenti i komunitetit Patrida Veria, Janis Sidiropoulos.

Advertisement

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se  nuk ishte mirë dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, si pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit Veria./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy