minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur - Struga.info


Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë Medinës në Arabinë Saudite, ku një autobus me 46 pelegrinë myslimanë  mes tyre edhe shtetas indianë  u përplas me një autobot dhe u përfshi nga flakët. Raportet e para flasin për dhjetëra viktima.

Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e cilësoi ngjarjen si “tragjike”, duke njoftuar se autoritetet diplomatike janë vënë menjëherë në lëvizje për të ofruar ndihmë për pelegrinët e prekur. Është konfirmuar prania e shtetasve indianë mes pasagjerëve, por ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.

Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi përmes një postimi në X, ku u shpreh “thellësisht i trishtuar për aksidentin në Medinë që përfshin shtetas indianë”. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Modi shtoi se ambasada e Indisë në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, autoritetet saudite po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa pala indiane mbetet në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët vendas për informimin e familjarëve dhe menaxhimin e situatës.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy