Aktivistja e burgosur iraniane thotë se vdekja e Aminit simbolizon dobësinë e regjimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktivistja e burgosur iraniane thotë se vdekja e Aminit simbolizon dobësinë e regjimit

Aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, thotë se vdekja e Mahsa Aminit para një viti është bërë dita që simbolizon “shtypjen e regjimit teokratik e autoritar ndaj grave iraniane”.

 

Në një mesazh nga burgu famëkeq i Teheranit, Evin, Mohammadi më 15 shtator, një ditë para përvjetorit të vdekjes së Amanit, bëri thirrje për unitet, duke iu kërkuar iranianëve të qëndrojnë të bashkuar në “protestat revolucionare” dhe të bëhen simbol i disidencës.

 

Advertisement

Ajo e cilësoi lëvizjen Gra, Jetë, Liri, e cila u shfaq pas vdekjes së 22-vjeçares, si një dëshmi e qëndresës së protestave dhe vyshkjes së autoritetit “të regjimit teokratik dhe autoritar”.

 

Amini vdiq derisa po mbahej në paraburgim nga policia “e moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të shamisë së kokës.

 

Advertisement

Demonstratat kundër regjimit islamik për shkak të këtij incidenti u përshkallëzuan shumë shpejt. Lufta brutale e Qeverisë ndaj protestave la qindra të vdekur, përfshirë të paktën 64 adoleshentë dhe 34 gra.

 

Mohammadi, e cila është burgosur shumë herë në dekadën e fundit për aktivitetet e saj për të drejtat e njeriut, theksoi se kombi po vajton për shkak të “masakrimit dhe ekzekutimit të të rinjve në rrugë dhe në burgje”.

 

Advertisement

Ajo tha se dhuna kundër qytetarëve ka bërë që regjimi të përballet me “fatkeqësi, neveri dhe frikë për destabilizim”.

 

Ajo argumentoi se rritja e represionit nga republika islamike është shenjë e “turpërimit të saj të thellë”, e jo forcës së saj.

 

Advertisement

“Fitorja përfundimtare është e sigurt”, tha Mohammadi, të cilës iu rrit në 10 vjet e nëntë muaj dënimi me burg, bashkë me një ndëshkim shtesë prej 154 goditjeve me kamxhik.

 

Mohammadi ka qenë e zëshme në protestat e saj ndaj kushteve të burgut, duke publikuar letra të shumta që tregojnë për gjendjen e burgjeve dhe dhunën kundër të burgosurve, posaçërisht ndaj atyre të burgosur gjatë protestave gjithëkombëtare./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy