
Rajoni i Vladivostikut në Rusi është goditur nga një valë shumë e fortë ngrice që e ka kthyer zonën në një tokë akulli. E të mendosh që qyteti Vladivostokut është një nga portet më të rëndësishme të vendit.
Pas një të ftohti të madh dhe temperature ekstremisht të ulëta , shiu i rënë I shoqëruar pastaj edhe me ere të fortë, ka kontribuar në krijimin e një skenari të cuditshëm për syrin.
Shtresat e akullit kanë mbuluar makinat, pemët dhe cdo gjë tjetër në zonë.
Rreth 90 mijë rezidente në qytet kanë mbetur pa energji elektrike pasi strukturat e elektrifikimit kanë ngrirë plotësisht.
Advertisement
Po ashtu janë krijuar probleme të mëdha edhe në sistemin e transportit.
Advertisement