Alarm i kuq nga përmbytjet në Itali/ Situata në zonat e prekura vijon të jetë dramatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarm i kuq nga përmbytjet në Itali/ Situata në zonat e prekura vijon të jetë dramatike

Megjithëse reshjet e shiut kanë pushuar, alarm i kuq për shkak të përmbytjeve mbetet aktiv në rajonin verior të Italisë, Emilia Romagna.

 

Hektarë të tërë toke nën ujë dhe rrëshqitje të vazhdueshme dherash, që shkaktuan të paktën 14 viktima, po vijojnë ta mbajnë të gjunjëzuar të gjithë rajonin.

 

Advertisement

Numri i personave të zhvendosur nga banesat e tyre ka shkuar në më shumë se 36,600. Pjesa më e madhe e tyre nga zona e Ravenas.

 

Një helikopter i emergjencave, që po patrullonte në zonat e përmbytura, u aksidentua duke lënë të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Advertisement

Për shkak të situatës së rënduar kryeministrja e vendit, Georgia Meloni, ndërpreu vizitën e saj në Hiroshima, ku ndodhej për takimin e G7 dhe u rikthye në Itali.

 

Siç njoftojnë mediat italiane, Meloni ka mbërritur në Rimini dhe pritet të kryejë inspektime në zonat e prekura.

 

Advertisement

Uji i pijshëm dhe energjia elektrike vijojnë të jenë problem në të gjithë zonën, ndërsa dëmet materiale paraprakisht janë llogaritur deri në 5 miliardë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy