Alarm për mbetjet e pandemisë/ Pinguini ngordh pasi gëlltiti një maskë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarm për mbetjet e pandemisë/ Pinguini ngordh pasi gëlltiti një maskë

Mbetjet e pandemisë së koronavirusit, të hedhura vend e pa vend, janë të rrezikshme për mjedisin dhe jetën e gjallesave.

Një pinguin ishte viktimë e një maske, të hedhur në ujëra. Ai u gjet i ngordhur në bregun veriror të Sao Paulo në Brazil.

Advertisement

Sipas autopsisë, pinguini kishte gëlltitur një maskë mbrojtëse ndaj virusit dhe kjo është bërë arsye për ngordhjen e tij. Maska ju gjet në stomak.

Qysh kur nisi pandemia, herë pas here ekspertët kanë dhënë alarmin për ndotjen nga maskat, që përfundojnë në det e oqeane.

Advertisement

Alarm për mbetjet e pandemisë/ Pinguini ngordh pasi gëlltiti një maskë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy