Alarmi i BE-së: “Kemi në prag një krizë të paprecedentë ushqimore”  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarmi i BE-së: “Kemi në prag një krizë të paprecedentë ushqimore”   

Bashkimi Europian lëshoi alarmin në lidhje me mundësinë që kontinenti dhe jo vetëm të rrezikohet në muajt në vijim nga një krize e paprecedente ushqimore.

 

Për këtë arsye Unioni bëri të ditur se është “plotësisht i përkushtuar të punojë me partnerët globalë” për të menaxhuar pasojat më të këqija “në sigurinë ushqimore” dhe për këtë gjë ka marrë masa “të shpejta dhe gjithëpërfshirëse”.

 

Advertisement

Këshilli Europian shpreh “shqetësimin e tij të thellë” se popullsitë e cenueshme po përballen me nivele “të pashembullta” të pasigurisë ushqimore.

 

 “Lufta ruse e agresionit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm kundër Ukrainës ka përkeqësuar në mënyrë dramatike krizën e sigurisë ushqimore”, thuhet në dokument.

 

Advertisement

Ndërkohë në tregjet botërore vazhdon të rritet frikshëm cmimi i gazit natyror, një pasojë e uljes së sasisë së eksportit rus drejt Europës.

 

Vetëm gjatë pjesës së parë të ditës këtë të martë, cmimi I gazit natyror në tregun e Amsterdamit është rritur me 4/2%.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy