Alarmi i OKB: Shumë shtete të varfëra nuk kanë marrë asnjë vaksinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarmi i OKB: Shumë shtete të varfëra nuk kanë marrë asnjë vaksinë

Numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën i ka kaluar 2.2 milionë, ndërsa shpërndarja e vaksinave është kthyer në një sfidë të vërtetë, që ka hasur edhe pengesa në kapacitetin e prodhimit. Në këto kushte, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se në fakt vaksinat do të shërbejnë si një provë morale për botën.

 

ANTONIO GUTERRES

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I OKB

Advertisement

 

“Ndërsa shkenca po arrin sukses, solidariteti po dështon. Vaksinat kanë mbërritur vetëm në disa vende, duke lënë pa asnjë dozë shumë shtete të varfra. Nëse virusi lejohet të hapet si zjarr në jugun global, ai do të krijojë mutacione në mënyrë të pashmangshme, sikurse po ndodh. Do të bëhet më vdekjeprurës dhe, përfundimisht, më rezistent ndaj vaksinave”.

 

Guterres bëri thirrje për më shumë burime për COVAX-in, një aleancë e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që synon ndarje të barabartë të vaksinave midis vendeve të pasura dhe të varfra.

Advertisement

 

Ndërkohë një tjetër vaksinë, produkt i kompanisë amerikane Novavax, ka treguar 89.3 për qind efektshmëri. Në testimet në shkallë të gjerë, në Mbretërinë e Bashkuar kundrejt variantit të ri, vaksina e Novavax është e para që tregoi se funksionon edhe ndaj mutacionit.

 

Ndërsa AstraZeneca ofroi tetë milion doza më shumë për Bashkimin Europian në përpjekje për të ulur tensionet mbi furnizimet. Por blloku me 27 anëtarë ka mbetur i zhgënjyer pasi fushata e vaksinimi pëson një goditje të rëndë me 60% doza më pak nga sa ishte parashikuar.

Advertisement

 

Agjencia Europiane e Barnave pritet të autorizojë këtë të premte vaksinën anglo-suedeze, AstraZeneca e cila tashmë po përdoret në Britani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy