Alfred Vocaj humbi jetën në aksident, familja e shkatërruar kërkon të dijë të vërtetën: Nëna mezi qëndron në këmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alfred Vocaj humbi jetën në aksident, familja e shkatërruar kërkon të dijë të vërtetën: Nëna mezi qëndron në këmbë

ITALI– Dinamika e aksidentit tragjik që i mori jetën paraditen e së martës Alfred Vocajt, 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, por banues në Abano, mbetet për tu sqaruar.

Policia lokale e Padovës, e cila ka ndërhyrë për të hetuar, do të intervistojë në ditët në vijim dëshmitarët që udhëtonin në autostradë në momentin e aksidentit.

I vetmi fakt i sigurt për momentin është se motori i Vocajt ka bërë një kalim t menjëhershëm në korsinë e  kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar.

Ishte e pamundur për drejtuesin e Freemont, banues në provincën e Firences, të shmangte përplasjen pavarësisht frenimit të fortë.

Advertisement

Por çfarë e shkaktoi kalimin në korsinë e kundërt?

Aktualisht po merren në konsideratë të gjitha hipotezat, thotë policia, nga shpërqendrimi deri te një defekt mekanik, pa përjashtuar një sëmundje të papritur.

Për momentin, e vetmja deklaratë e regjistruar është ajo e drejtuesit të Fiat-it, i cili u tha efektivëve se papritur u gjend përballë tij teksa po shkonte nga Padova në drejtim të Abanos.

Ndërsa  Alfred Vocaj ishte rrugës për në punë.

Advertisement

Ditën e djeshme, familja e të riut hapi dyert e mortit.

Familjarët e tij, babai Gjekë, pronar i një kompanie ndërtimi dhe nëna Doriana, kërkojnë të zbardhet e vërteta.

“Policia lokale, kur na njoftoi, nuk na tha shumë, nënvizon një kushëri i Alfredit, u kufizuan të na thonë se ai kishte vdekur në një përplasje. Ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Kushdo që e njihte djalin tregon se ai ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm kur drejtonte një automjet.

Advertisement

Vetëm një javë para se të humbiste jetën tragjikisht, ai kishte nisur punën në një servis, pasi kishte pasion makinat dhe menjëherë ishte dalluar për përpikmërinë dhe përkushtimin e tij.

“Ne të gjithë jemi të bindur për një gjë, vazhdon kushëriri, nëse ai papritmas kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me makinën, nuk ishte faji i tij. Por ne nuk kemi më shumë informacion se sa na është thënë nga policia lokale. Ne duam të dimë të gjithë të vërtetën”.

Familja e Alfredit ka shkuar dje në Padova për të marrë sendet personale që djali kishte me vete në momentin e përplasjes që i kushtoi jetën.

“Familja e tij është shkatërruar, vazhdon i afërmi, ajo që po vuan më shumë është nëna e tij. Babai i tij përpiqet me guxim të mbajë veten, por ajo mezi qëndron në këmbë. Dhe motra e vogël e Alfredit nuk e kapërcen dot; tani për tani ajo as nuk mund ta pranojë atë që ka ndodhur”.

Advertisement

Trupi i pajetë i të riut u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Padovës, në dispozicion të organeve të drejtësisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy